Last Shout - Postuar nga: Elmedin Asani - E shtunė, 03 Tetor 2009 22:39
Te madh te ben pesha e fjales![B][SIZE=7][FONT=Arial]
News

Lajme->Histori Islame->Mosrespektimi i prindėrve    [ Vendos lajm ]  
Mosrespektimi i prindėrve

Mosrespektimi i prindërve
Allahu xh.sh. thotë:

"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij,që të silleni në mënyrë bëmirëse ndaj prindërve.Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapluar pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj as OF as mos u bëjë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj :
"Zoti im, mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël" (el-israe,23-24)

'Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mirë ndaj prindërve të vet" (el ankebut, 8)

Pejgamberi a.s. thotë:

"A doni t'ju tregoj për mëkatin më të madh, ku dhe e përmendi edhe mosrespektimin e prindërve"

"Kënaqësia e Zotit është në kënaqësinë e prindit,dhe dëshprimi i Zotit në dëshprimin e prindit"

"Nuk hynë në xhenet ai i cili nuk i respekton prindërit, as ai që i përmendë punët e mira, e as ai që është dhënë pas pijeve alkoolike dhe ai i cili beson magjisë"

Një shok i Pejgamberit a.s. e pyeti Pejgamberin a.s. duke i thënë: "O i Dërguar i Zotit nëse i fali pesë kohët e namazit, e shpërndaj zeqatin,e agjëroj ramazanin dhe e kryej haxhin, çka do të bëhet me mua?
Pejgamberi a.s tha : "Kush i kyen të gjitha këto do të jetë me pejgamberët, sidikët dhe shuadatë, përpos atij që nuk i respekton prindërit"
Pejgamberi a.s. ka thënë: 'Mëkatet e mëdha janë: përshkrimi i Zotit shok, mosrespektimi i prindërve dhe betimi irrejshëm"

"Nuk hyn në xhennet ai që nuk respekton prindërit dhe ai që nuk beson në caktimin e Zotit xh.sh"



nga Kryeredaktori, E hėnė, 16 Nėntor 2009 18:29, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2004-2005 All rights reserved
 

Free counter and web stats


MKPortal M1.1 Rc1 ©2003-2005 All rights reserved
Page generated in 0.52849 seconds with 15 queries