Last Shout - Postuar nga: Elmedin Asani - E shtunė, 03 Tetor 2009 22:39
Te madh te ben pesha e fjales![B][SIZE=7][FONT=Arial]
News

Lajme->Histori Islame->Nuk Kam Kohė Pėr Namaz    [ Vendos lajm ]  
Nuk Kam Kohė Pėr Namaz

Me Emrin e All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit

Muslimanët sot si duket u është kanosur një problem (për ata) shumë i madh, i cili është "Koha për Namaz", kjo kohë atyre nuk u premton, por sa mund të jetë kjo gjë e vërtetë, a mund të themi që nuk kemi 1orë kohë për Krijuesion tonë të dashur. Justifikimet e Muslimanëve me të vërtetë janë interesante dhe njëkohësisht të pakonceptueshme, njëri nga Muslimanët thotë nuk më premton koha për namaz se "Jam me Punë", tjetri Musliman thotë "Jam me Shkollë", tjetra Muslimane thotë "Duhet të Përkujdesem për Fëmiun tim të vogël" etj.

Jam Në Punë

Justifikimi i Muslimanit që thotë jam me punë është i pakonceptueshëm dhe i pabazë, sepse një Musliman që punon në zyre të tijen mund ta fal një namaz i cili merr kohë vetëm 15 minuta, a mendoni se kjo është e pamundur për një Musliman të devotshëm, i cili dëshiron të ia drejtoj 15 minuta adhurim Krijuesit të tij. Përderisa një Musliman e kalon kohën e tij të punës 2orë (e mos më shumë) me Televizior, a nuk mundet t'i kaloi vetëm 15 minuta për Krijuesin e tij. A nuk mundet ky Musliman që të kërkoi nga kolegët e tij vetëm për 15 minuta zëvendësim. Një Musliman i Devotshëm, nuk e lë adhurimin 15 minutësh pas dore, Muslimanët gjetën kohë që të falen edhe në kohë shumë të vështira për Namaz, në kohë lufte, në avione, në rrugë etj., a nuk mund të thonin edhe këta Musliman që nuk mundem. Muslimani i cili është i angazhuar me punë, mund të kërkoi nga dikush zëvendësim, mund të kërkoi leje nga shefi për vetëm 15 minuta, një 15 minutësh e lejojnë të gjithë, sepse e dijnë se nuk ia vlen të humbet një punëtorë i devotshëm për vetëm 15 minuta namaz.
Poashtu edhe një Musliman i cili punon punë më të rëndë se ajo e para, mund të gjej kohën për të falë Namazin, edhe ky Musliman mund të kërkoi 15 minuta zëvendësim për Namaz dhe më pas të kërkon kompenzim për kohën që ka kaluar duke falur namazin.
Muslimani i cili punon në punë tejet të rëndë dhe me një shef i cili është i rreptë në punën e tij dhe nuk të jep leje që të falësh namazin kohë mbas kohen për nga 15 minuta, mund të kërkosh nga ai që të gjej një moment të volitshëm për të dhe normalisht të favorshëm dhe për ty, që të falësh namazet që të kanë mbetur të bashkuara do të thotë Kaza. Por fatmirësisht lloji i fundit (opsioni) nuk gjindet shpesh, të rrallë janë udhëheqësit, përgjegjësit apo shefat të tillë që të shfrytëzojnë në pikën e fundit.

Jam Në Shkollë

Justifikimi i Muslimanit apo Muslimanes që thotë jam me shkollë është i pakonceptueshëm dhe i pabazë, sepse një Musliman apo Muslimane, ka kohë për Namaz edhe nëse ai apo ajo është në Shkollë. Fakti që Namazi zgjat vetëm 15 minuta dhe në raste të obligueshme apo të domosdoshme mund edhe të shkurtohet deri në 10 minuta është paralel edhe me pushimin e shkurtër të nxënësve në shkolla. Pra Namazi mund të falet në atë kohë, ku nuk mund të sjellë probleme as për atë që falë Namazin, as për profesorët dhe as për familjen. Duhet ta dijmë që Muslimanët të cilët e lënë namazin duke thënë "Jam në Shkollë" apo "Në Punë" apo ndonjë justifikim tjetër i tillë, pa u munduar apo tentuar që ta falë atë, ai nuk është Musliman i Devotshëm apo Musliman i cili bën gjithqka për hir të Krijuesit, i cili bëri gjithqka për robin e tij. Pra një Musliman apo Muslimane, i/e cili/a thotë se "NUK KA KOHË PËR NAMAZ" duhet të tentoi e të tentoi që të gjej kohën për të falë Namazin, pra të mundohet, e ndërsa "Mundi për Dinin e All-llahut" shpërblehet shumëfishë.

Duhet të Përkujdesem për Fëmiun e Vogël

Justifikimi i Muslimanes e cila thotë se nuk mund të falë namazin për arsye se kam një fëmijë të vogël dhe për atë unë duhet të përkujdesem, nuk është justfikim i cili e hedhë poshtë Namazin dhe për këtë mund të quhet edhe si i pakonceptueshëm dhe justifikim i pabazë. Motra e cila kë për detyrë të përkujdeset për fëmiun e vogël, ka mundësi të falë namazin, i cili është i shkurtër pra vetëm 15 minuta, për këta 15 minuta ajo mund ta vëj fëmiun në gjumë, poashtu ka mundësi që të kërkoi nga dikush tjetër i/e cili/a nuk falë namaz që të përkujdeset për fëmiun e saj vetëm për 15 minuta, dhe a ka ndonjë njëri që do nuk do të pranonte këtë lutje nga motra, pra po pyes a do të ishte ndokush në këtë botë, coftë besimtarë apo jo, që do të refuzonte lutjen e motrës, e cila kërkonte përkujdesje për fëmiun e saj vetëm për 15 minuta. Jo motër kujt të duash i thuaj që të përkujdeset për fëmiun tënd, ai do të pranojë, pasiqë kjo kohë është shumë e shkurtër pra vetëm 15 minuta.
Ndërsa për gruan (motrën) e cila ka për detyrë të falë namazin në të njejtë kohë kur duhet të përkujdeset për fëmiun, për të cilin fëmijë nuk mund të përkujdeset askush tjetër (pra nuk ka ndonjë njëri për-rreth i cili mund të përkujdeset për fëmiun) mundet gruaja (motra) që të lë namazin deri në atë kohë kur të vëj fëmiun në gjumë apo të ia dorëzoj dikujt për 15 minuta derisa të falë Namazin.

Arsyeja e Pavlefshme kundrejt Arsyes Vlefshme

Vëlla apo Motër e nderuar, i/e cili/a e lë Namazin tënd për gjëra të pakonceptueshme, a harrove se pa Namaz nuk mund të hysh në Xhennet, a harrove se Namazi hapë të gjitha dyert e jetës, a harrove që Namazi është obligimi më i rëndësishim i një Muslimani apo Muslimane i/e cili/a ka për qëllim Xhennetin. Motër apo Vëlla i nderuar, si mund ta lësh namazin dhe të mos tentosh që t'a falësh atë, të mos tentosh që shefit t'i tregosh në lidhje me këtë apo nëse nuk funksionon e para, të tentosh të gjesh një punë tjetër Insh'All-llah të hajrit, në krye me një njëri të hajrit i cili të lejon të falësh namaz 15 minuta.
Një Musliman apo Muslimane e cila mundohet e mundohet, tenton e tenton për t'ia spjeguar shefit obligimin që kemi Muslimanët (Namazin), do të shpërblehet shumëfishë nga All-llahu Xh.Sh., për mundin që ke shpenzuar në kërkesën për t'a mundësuar Shefi kohën për të falë Namazin. Poashtu një Musliman apo Muslimane i/e cili/a e lë punën për arsye se Shefi i tij/saj, nuk e lejonte të falte Namazin, do të ketë edhe ai/ajo, shpërblim të shumfishtë nga All-llahu Xh.Sh., si në këtë botë si në botën tjetër, pra shpërblimi i All-llahut për në këtë botë për këtë opsionin e fundit mund të jetë, zëvendësimi i asaj pune me një punë tjetër më të mirë.



nga Kryeredaktori, E hėnė, 16 Nėntor 2009 18:29, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2004-2005 All rights reserved
 

Free counter and web stats


MKPortal M1.1 Rc1 ©2003-2005 All rights reserved
Page generated in 0.04243 seconds with 15 queries