Last Shout - Postuar nga: Elmedin Asani - E shtunė, 03 Tetor 2009 22:39
Te madh te ben pesha e fjales![B][SIZE=7][FONT=Arial]
News

Lajme->Histori Islame->Mos mendo se nuk te sheh Allahu teala    [ Vendos lajm ]  
Mos mendo se nuk te sheh Allahu teala

Mos mendo se nuk te sheh Allahu teala
Tregohet se Imam Ahmed bin Hanbelit I kishte arritur lajmi se një nga nxënësit e tij falet qdo natë dhe e lexon Kur'anin të tërin qdo natë deri në sabah,pastaj e falë namazin e sabahut..
Imam Hanbeli dëshiroi të ia mëson atij mënyren e saktë të meditimit dhe leximit te Kuranit ,dhe i tha: Më ka arritur lajmi se t'I vepron kështu dhe kështu ( e lexon Kuranin të tërin mbrenda një nate )
Tha ai : Po o Imam.

I tha Imam Hanbeli atij : Atëherë shko dhe ngrihu sonte në mbrëmje sikurse ke vepruar qdo natë,mirëpo lexoje Kur'anin sikurse je duke lexuar në pranin time ( sikurse unë po e përcjell leximin tënd) pastaj lamërom mua nesër.
Erdhi të nesërmen dhe e pyeti atë Imam Ahmedi ,ndërsa ai u përgjigj : Nuk kam lexuar vetëmse dhjetë xhuza.

I tha atij Imam Ahmedi : Atëherë shko sonte përsëri dhe lexo Kur'an sikurse të ishe në prani të Pejgamberit alejhi selam,shkoi dhe erdhi të nesërmen tek Imam Ahmedi .
I tha: O Imam, nuk kam mundur ta lexoj as xhuzin Amme të tërin.
I tha Imam Ahmedi: Pra shko sonte dhe lexo Kur'an sikurse je duke qëndruar para Allahut teala. U habit nxënsi I tij , dhe pastaj shkoi!

Të nesërmen erdhi tek Imam Hanbeli me sy të përlotur dhe sikur të ishte fare pa gjum .
E pyeti atë Imami : Qfarë ke bërë o biri im ?
U përgjigj nxënësi I tij duke qajtur : O Imam , Pasha Allahun nuk kam mundur ta lexoj as suren Fatiha gjatë gjithë natës.
Thotë Allahu teala në një hadith Kudsijj :
" O robërit e Mi nëse keni bindje se Unë nuk ju shoh juve kjo është mangësi në imanin e juaj , e nëse keni bindje se Unë ju shoh juve përse po e nënvlersoni shikimin Tim “.



nga Kryeredaktori, E enjte, 12 Nėntor 2009 20:17, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2004-2005 All rights reserved
 

Free counter and web stats


MKPortal M1.1 Rc1 ©2003-2005 All rights reserved
Page generated in 0.10173 seconds with 15 queries