[Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit] Në librin e tij të shkëlqyer, Zadul-Me'ad, në kapitullin ku përfshihet libri et-Tibb en-Nebeui, Shajkhul-Islam Ibnul-Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në diskutimin e tij rreth mjekimit dhe ushqimit, sipas rendit alfabetik:
- Namazi - Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz. Vërtet kjo është diçka shumë e vështirë (për njerëzit) përveç atyre që janë të nënshtruar dhe kanë frikë (nga Ndëshkimi i Tij).” Dhe Ai ka thënë: “O ju që besoni! Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz. Padyshim që Allahu është me durimtarët.” Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë: “Urdhëroje edhe familjen tënde të falin namazin dhe bëj durim në përmbushjen e tyre. Ne nuk të kërkojmë ty furnizim; (por) Ne t’i sigurojmë ato dhe fundi më i mirë është për ata që kanë tekua (të cilët i zbatojnë urdhërat e Allahut duke shpresuar Xhenetin e Tij dhe qëndrojnë larg ndalesave të Allahut duke u frikësuar nga Dënimi i Tij).” Në librat e Sunetit është transmetuar se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem nxitonte të falte namaz sa herë që e shqetësonte ndonjë çështje. Më herët u diskutua ideja e shërimit të pjesës më të madhe të sëmundjeve me anë të namazit përpara se të kërkojmë që t’i trajtojmë ato me diçka tjetër. 1- Namazi është shkak për furnizimin dhe rrizkun. 2- Namazi është diçka që e ruan shëndetin. 3- Namazi të mban larg nga gjërat e dëmshme 4- Namazi të largon sëmundjet. 5- Namazi të forcon zemrën. 6- Namazi të ndriçon pamjen e fytyrës. 7- Namazi i jep kënaqësi shpirtit. 8- Namazi largon dembelizmin dhe përtacinë. 9- Namazi i bën gjymtyrët që të jenë aktivë. 10- Namazi të shton fuqinë fizike. 11- Namazi të zgjeron kraharorin (duke të dhënë çlodhje dhe mendjemprehtësi). 12- Namazi është ushqim për shpirtin 13- Namazi të ndriçon zemrën 14- Namazi ruan begatitë dhe ...
Namazi është një ndër detyrat themelore dhe më të rëndësishme fetare. Me faljen e namazit respektojmë, nderojmë All-llahun xh.sh. dhe i falënderohemi Atij. Sepse njeriu prej vetë natyrës është ai që mvaret prej dikujt tjetër. Gjendja në namaz është një lidhshmëri në mes robit dhe krijuesit të tij, në mënyrë që robi drejtëpërsëdrejt i drejtohet krijuesit pa kurfarë ndërmjetësimi. Këtë respekt dhe nder e bëjmë gjatë faljes së namazit. Qëllimi i namazit është që shpirtërisht të afrohemi tek All-llahu xh.sh. Namazin e kanë falë edhe popujt tjerë para ummmetit të Muhammedit a.s. në këtë gjendje kanë qenë në lidhshmëri shpirtërore të përherëshme me krijuesin e vet.
VENDIMI(HUKMI) I SHERIATIT MBI NAMAZIN Namazi është detyrë (obligim) i domosdoshëm për muslimanët të cilët kanë arritur moshën e pjekurisë (moshën madhore) dhe mentalishtë janë të shëndoshë (jo të çmendur). Namazi është obligim fetar dhe këtë mund t'a vërtetojmë me shumë ajete kur'anore dhe shumë hadithe të Pejgamerit a.s., si dhe çfarë rëndësie i ka dhënë Pejgameri a.s. namazit. Me një hadith u drejtohet prindëve muslimanë duke thënë: "Urdhëroni (mësoni) fëmijët tuaj të falin namaz kur ata i kanë shtatë vjet, filloni me rahje (të lehtë) t`i shtini në namaz kur ata i mbushin dhjetë vjet". Në vazhdim t'i cekim disa ajete kur'anore rreth faljes së namazit. Në suren El-bekare, (ajeti/3) All-llahu xh.sh. thotë: Duke i lavdëruar muslimanët "Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin)". Me një ajet tjetër na tregon se si duhet kryer namazin dhe si të veprohet gjatë kryerjes së namazit, ku thotë: "Kur të kryeni namazin përmende All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë falne namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim i caktuar për muslimanët" (ajeti/103). Ndërsa në suren El-maun&e ...
"E pos atyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqinj, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe, me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të cilët do të hyjnë në xhenet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë padrejtësie." (Mejrem 59-60)
Ata që nuk falin namaz do të hyjnë në xhehenem, dhe për këtë argumenton ajeti kuranor:
"çka ju solli juve në sekar (xhehenem) ?. Ata thanë: Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namazin) (El-mudethir 42 43)
Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Dallimi mes nesh dhe atyre (jobesimtarëve) është namazi, e kush e le atë ka bërë kufër"
"Kush e lë namazin me qëllim, është jashtë mbrojtjes së Allahut"
Transmetohet nga Ebu Hurejre se shokët e Pejgamberit a.s. për kufër, sidomos e kanë konsideruar lënien e namazit. Ibn Hazmi thotë se pas shirkut nuk ka mëkat më të madh se lënia (mosfalja) e namazit deri pas kohës së caktuar të tij.
"Puna e parë për të cilën do të pyetet njeriu në ditë e gjykimit është namazi, nëse i pranohet ka shpëtuar e nëse nuk i pranohet është i humbur dhe i shkatërruar"
Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Jam i urdhëruar që t'i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveq Allahut xh.sh dhe se Muhammedi a.s. është i dërguari i Tij dhe që të falin namazin, të japin zeqatin. Në qoftë se veprojnë këtë janë të mbrojtur prej meje gjaku i tyre dhe pasuria e tyre" (Buhariu Muslimi)
"Kush nuk është i kujdesshëm ndaj namazit, nuk do të ketë dritë as udhëzim, as shpëtim. Ditën e Gjykimit do të jetë me Faraonin, Hamanin, Ebu Xhehlin dhe me Ubej bin Halefin" ...
Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi selam, më pas: Në këtë ligjëratë te shkurtër do te sjellim ca argumente mbi vlerën dhe virtytet e faljes se namazit te sabahut ne kohen e tij te caktuar dhe ne xhami me xhemat. Ligjëratën ne fjale e kemi përpunuar ne mënyrë qe te jete me e afërme për lexuesin shqiptare andaj shpresojmë se përveç autorit, Ebu Ahmedit, Allahu i Madhërishëm do te na shpërblejë edhe neve! Amin!!! Ø Shpërblim prej shpërblimeve për namazin e sabahut është shikimi ne Allahun e Madhërishëm ne Xhennet. Ne, ithtarët e sunnetit (traditës) dhe xhematit (bashkimit) besojmë se Allahu nuk mund te shihet ne këtë bote porse ne boten tjetër, ne Xhennet, besimtareve do t'iu mundësohet pamja e Allahut si shpërblimi me i madh për ta. Transmeton Buhariu nga Xherir b. Abdil-lahu se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: "Sa iu përket juve, ju do ta shihni Zotin tuaj ashtu siç e shihni hënën. Nuk do te keni vështirësi (kallaballëk dhe pështjellim) për ta pare Atë, kështuqë nëse keni mundësi të mos mundeni për namaz para lindjes se diellit (sabahut) dhe para perëndimit (ikindisë), (te mos i braktisni), atëherë bëjeni këtë. Në Versionin e Muslimit qëndron: pra, sabahun dhe ikindinë, pastaj lexoi: " وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ غُرُوبِهَا he duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij". (Taha, 130). Ka thënë Ibni Haxheri: "Arsyeja se përse gjatë përmendjes për pamjen e Allahut janë përmendur edhe këto dy namaze qëndron në faktin se namazi është adhurimi me i çmuar. Për këto dy namaze, sabahun dhe ikindinë, është vërtetuar shpërblim i veçante nga namazet tjera, si: tubimi i melaikeve ne to, ngritja e veprave, etj. Meqë ...