Përpiqu t’iu shmangesh mendjeve e zemrave të sëmura, ti afroju Zotit tënd!
"Edhe vetëm një pikë loti me dashuri ndaj Zotit, mëshirohesh e falesh, e kodrat para teje bëhen të rrafshëta. Më pranë mëshirës, edhe kur njerëzit të largojnë e të urrejnë. Kur me inat e urrejtje të shikojnë, ty të mjafton që Zotin e ke afër, nëse me pendim të sinqertë i kthehesh. Njerëzit janë të ngutshëm, ata mund të jenë të mangët në dituri e të sëmurë në zemra, të gjykojnë e të fyejnë, por të mjafton që Allahu është Gjykuesi më i drejtë, të mjafton, Ai është Durimtar e i Butë. Përpiqu t’iu shmangesh mendjeve e zemrave të sëmura, ti afroju Zotit tënd!
Mos kërko prej njerëzve dashuri e paqe. Ata mund të jenë të vrazhdët, të ashpër, inatçor, e dashakeqës, ty të mjafton që ke Zotin afër, i Dashur e i Mëshirshëm. Mjafton që t’ia mbështetësh çështjet e tua, e të mos shpresosh prej askujt veçse prej Zotit tënd. Ata mund të thonë që janë adhurues të Zotit, Atë Zot që ti e beson, por mund të mos i kenë ikur kurtheve të djallit të mallkuar, e janë mbushur plot urrejtje e xhelozi. E të jenë kryelartë e kokëfortë, ndërsa duke e menduar veten e tyre të drejtë e të pastër, e ty zemrën ta thyejnë e të shqetësojnë; por ti falëndero e lartmadhëro Zotin tënd, Atë e ke afër!
Qëndro sa më afër Zotit, edhe kur shpifjet ndaj teje të rëndojnë zemrën e të shqetësojnë shpirtin; ty të mjafton Zoti, Atij i takon sundimi mbi çdo send, fjalët ende pa dalë prej gjuhëve të tyre, ishin në dijeninë e Zotit tënd, për ty mund të ketë përgatitur shpërblime të mëdha; kur sprovohesh, forcohesh, e je më afër Zotit tënd. Ti në sytë e njerëzve mund të jesh i ulët, mund të jesh i pavlerë, por përderisa ti i je nënshtruar vullnetit të Zotit tënd, e përderisa ti përpiqesh me aftësitë dhe mundësitë e tua për t’u b ...