Last Shout - Postuar nga: Elmedin Asani - E shtunė, 03 Tetor 2009 22:39
Te madh te ben pesha e fjales![B][SIZE=7][FONT=Arial]
News

Lajme->Zekati    [ Vendos lajm ]  
Mosdhėnia e zeqatit

Allahu xh.sh thotë:

"...Mjerim i madh për idhujtarët, sepse ata nuk e japin zeqatin,Ata në botën tjetër do të mbesin në mesin e qafirave." (Fusilet 6-7)

Dhe në një ajet tjetër thotë:

"Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut, lajmëroi për një dënim të rreptë. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehenemit." (Tevbe 34-35)

Pejgamberi a.s thotë:

"çdo pronar i deveve,lopëve,dhenëve, i cili nuk e shpërndan zeqatin e tyre, Ditën e Gjykimit do të përmbyset në një vend të fortë e do të kalojnë kafshët e tij mbi atë, duke e goditur me kokat e tyre deri sa të bëhet gjykimi në mes njerëzve e cila është e gjatë (50 mijë vjet). E pastaj e sheh rrugën e tij për në xhenet apo për ne xhehenem" (Buhariu Muslimi)

Ebu Bekër Es Sidiku i luftoi ata të cilët nuk e dhanë zeqatin duke thënë: "Për Zotin sikurse të më ndalojnë një edh të cilin e kanë dhënë për Pejgamberin a.s. do t'i kisha luftuar ata për ndalimin e saj "

Allahu xh.sh thotë :

"Ata të cilët bëjnë kopraci me atë që nga të mirat e veta u dha Allahu, të mos mendojnë kurrësesi se ajo është në dobi të tyre, jo ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë kopraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. Allahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka. Allahu është i njohur mirë me atë që veproni." (Ali Imran, 180)

Pejgamberi a.s. thotë:

"Kush nuk e jep zeqatin, e ne e marrim atë, i ndahet pasuria e tij, e kjo është obligim prej obligimeve të Zotit xh.sh."

"Tre të parët që do të hyjnë në zjarr janë : Sunduesi zullumqarë, pronari i pasurisë i cili nuk ia jep zeqatin e saj dhe i varfëri që mburret"

"Jeni të udhëzuar me namaz dhe zeqat, e kush nuk e jep zeqatin nuk i pranohet namazi"
...


nga Administrator, E hėnė, 05 Tetor 2009 14:54, Komentet(0), lexo tė gjithė
Zekati i fitrit (vitrat)

Zekai i firit është vaxhib për çdo musliman, qoftë burrë apo grua, i vogël apo i madh, i lirë apo rob. Për shkak të hadithit të Ibni Omerit i cili thotë se: “Pejgamberi [alejhi selam] e ka bërë sadakatul fitrin obligim një sa'a (që është i barabartë me 2.400 kg) hurma apo grurë, për robin dhe të lirin, për burrin dhe gruan, për të vegjëlit dhe të mëdhenjt prej muslimanve.

Dhe gjithashu thotë Ibni Omeri se jemi urdhëruar që këtë sadaka të vitrave ta japim para se të dalim të falim namazin e bajramit.
Urtësia e dhënies së vitrave është: Mëshirë për të varfërit, pasurimi i tyre që të mos dalin për të kërkuar ditën e bajramit e që të gëzohet edhe ai sikur që gëzohen gjithë muslimanët, pastaj kjo sadakë është edhe pastrim për agjëruesin prej fjalëve të ndytura apo disa veprave të liga që i ka vepruar gjat ramazanit.

Kush e ka obligim dhënien e vitrave?

Vitrat janë oblibim për çdo të lirë musliman i cili posedon ushqim për veten e tij dhe për fëmijët e tij, e që ky ushqim i mjafton për natën dhe ditën e bajramit, nëse e ka këtë ushqim obligohet t’i jep vitrat. Gjithashtu vitrat i jep edhe për ata që e kanë obligim ushqyerjen e tyre si: Gruja e tij, fëmijet si dhe shërbetoret etij, nëse janë musliman.

Disa dobi në këtë temë:

1. Shumica e dijetarëve, si: Imam Maliku, Imam Shafiu, Lejthi, Imam Ahmedi, Is'haku etj. thonë se burri e jep zekatin për gruan e vet. Edhepse disa prej ulemave si: Imam Ebu Hanife, Theuriu, Ibni Mundhir, Ibni Hazmi etj. thonë se gruja obligohet ta jep zekatin e vitrave për veten e sajë, e jo burri i saj të jep për atë.
2. Nuk ësht obligim për burrin që të jep zekatin e vitrave për atë grua që e ka fejuar por nuk ka hyrë tek ajo për marrëdhënie, sepse nuk e ka për obligim ushqyerjen e saj dhe mbajtjen esaj, derisa të hyn tek ajo për marrëdhënie.
3. Nëse është grauja prej ithtarëve të librit ( jehudije apo krishtere) për këtë grua nuk jepet zekati .


Sasia e vitrave

Ësht&eu ...


nga Administrator, E hėnė, 05 Tetor 2009 14:53, Komentet(0), lexo tė gjithė
Zekati: lėmoshė apo pėrgjegjėsi?

Sa i përket zekatit, para së gjithash problemi qëndron në të kuptuarit, d.m.th në definicion e tij.

Një ditë të varfërit do të pyesin ...

Sa i përket zekatit, kushti i tretë i islamit, para së gjithash problemi qëndron në të kuptuarit, d.m.th në definicion e tij. Në të shumtën e rasteve zekati paraqitet si një "lëmoshë", karakteristika e të cilit është të qenurit urdhër (i obliguar) për muslimanët dhe muslimanet. Për të afruar këto dy dimensione, pak kontradiktore mes tyre (lëmosha zakonisht është një dhuratë e lirë), ky koncept është përkthyer me formulat përmes të cilave kërkohet të jenë të qarta të dy idetë: "lëmosha ligjore", "lëmosha e urdhëruar", etj. (ndonjëherë përkthyesit preferojnë mos përkthejnë këtë fjalë).

Këto definicione nuk na kënaqin sepse nuk na lejojnë që të kuptohen aspektet e ndryshme të zekatit: meqë ai është i obliguar për shpirtin e çdo muslimani praktikant, zekati është një taksë (apo një tatim) që tërhiqet (sipas një llogarie precize) nga pasuria jonë. Kjo taksë ka natyrë "shoqërore" pasi së pari ajo iu drejtohet të varfërve dhe nevojtarëve të shoqërisë (apo veprave bëmirëse dhe/apo publike). Së fundi ka një dimension shpirtërorë qenësorë pasi që pastron pasurinë e njerëzve, sikurse ato pastrojnë zemrën duke u falur, dhe trupin kur agjërojnë. Zekati ngërthen këto tre dimensione që mund t'i përkthejmë me shprehjen: taksë shoqërore pastruese. Ky përkthim nuk është banal pasi që kërkon të shpreh një ndër aspektet thelbësore të mësimeve islame: natyrën thellësisht shpirtërore të ndërgjegjies shoqërore të njerëzve. Ky është mësimi i parë thelbësor dhe definicionet apo përkthimet tona aproksimative, disa herë, bëjnë që të humbim kuptimin e kësaj shtylle të madhe të islamit. Por kjo nuk është e gjitha; ka edhe mësime të tjera fundamentale rreth të cilave duhet të meditojmë sa i për ...


nga Administrator, E hėnė, 05 Tetor 2009 14:51, Komentet(0), lexo tė gjithė
 


MKPNews ©2004-2005 All rights reserved
 

Free counter and web stats


MKPortal M1.1 Rc1 ©2003-2005 All rights reserved
Page generated in 0.05631 seconds with 18 queries