Last Shout - Postuar nga: Elmedin Asani - E shtunė, 03 Tetor 2009 22:39
Te madh te ben pesha e fjales![B][SIZE=7][FONT=Arial]
News

Lajme->Haxhxhi    [ Vendos lajm ]  
Mbi Qaben Meken (Pershkrim)

Qabja është një gur kristali në udhëkryqin e katër horizonteve; ajo është një kub i thjeshtë, anët e së cilës shikojnë nga katër anët kryesore; ajo është poli i fìksuar dhe zemra e të gjitha lëvizjeve të besimit islam. Haxhinjtë muslimanë mësyjnë drejt saj nga të gjitha anët e botës, dhe nga ajo rrezatojnë, në rrathë koncentrikë, kibla e të gjitha xhamive, thekët e të gjithë qilimave për lutje dhe shikimet e të gjithë besimtarëve, të magnetizuara, në orët e salatit, nga ky pol i jetës spirituale.
Qendër e botës dhe zemër e ekzistencës për mbi një miliard muslimanë, ajo është lëvizësi i palëvizshëm i “qarkullimit të gjakut”, i bërë nga pelegrinazhet e tyre, fokusi i të gjitha mihrabeve, pikë rreth së cilës çdo haxhi sillet shtatë herë, posi planetet rreth Diellit. Qabja, me thjeshtësinë gjeometrike të kubit të gurtë të saj, duket sikur ushqen gjitha hapësirat e lutjeve dhe projekton vijat e forcës së konstruktit të të gjitha xhamive në botë, duke përcaktuar rregullin, orientimin e mureve, si dhe zbrazëtinë e brendive të tyre. Pse ky tempull pa idol siguron modelin - imazhin simbolik të shpirtit që vjen te Zoti, duke liruar veten nga të gjitha interesat dhe pasionet personale?
Haxhiu mund ta ndiejë fizikisht këtë boshllëk, të ndiejë marramendjen dhe joshjen e saj, pasi të ketë kryer tavafin, shtatë rrotullimet rreth Qabes, dhe sa’jin, shtatë vrapimet midis dy shkëmbinjve, Safan dhe Merven, me këtë rast ai ka kryer disa prej riteve të haxhit.
Para syve të tij gacat e fundit të mbrëmjes janë errësuar dhe shuar. Perdja e natës ka rënë. Pastaj Qabja, nën vellot e saj të somotit të zi, të qëndisura me ar, ngjallet në mënyrë mbinatyrore. Terri ka bërë që çdo gjë rreth saj të zhduket dhe xhamia e madhe duket se formon një univers të gjallë të vetin, duke notuar në pakufishmërinë e zezë dhe të palëvizshme të hapësirës. Nën rrezet e dritës së reflektorëve, oborri vigan, i shtruar me mermer, është aq i bardh&eu ...


nga Administrator, E hėnė, 05 Tetor 2009 15:07, Komentet(0), lexo tė gjithė
HAXHXHI DHE RĖNDĖSIA E TIJ

All-llahu xh.sh. në Kur'an thotë: "Njerëzit e kanë detyrë që në emër të All-llahut të vizitojnë Qaben, kush ka mundësi për të shkuar atje. Ai i cili nuk beson, lere, All-llahu me të vërtetë është i pavarur nga njerëzit". {1}

1513. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf të cilit i ka kumtuar Maliku që transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Sulejman b. Jesara, kurse ky nga Abdullah b. Abbasi r.a. i cili thotë:

"Fadl b. Abbas kishte hypur pas shpinës së Pejgamberit të All-llahut në të njëjtën deve. Në këtë moment erdhi një grua nga fisi Hath'am. Fadli filloi ta shikonte, por edhe ajo e shikonte këtë, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu Fadlit fytyrën në anën tjetër.
- O Pejgamber i All-llahut! “ tha gruaja- Pa dyshim All-llahu ua ka bërë detyrë haxhin robërve të vet. Babai im është në pleqëri të thellë, ai nuk mund të kalërojë, andaj a mundem unë ta kryej haxhin në vend të tij?
- Po, mundesh, u përgjigj Pejgamberi a.s.
Kjo ka qenë - thotë Ibn Abbasi “ në haxhin lamtumirës.

FJALËT E ALL-LLAHUT TË LARTMADHËRUAR


" Do të vijë në këmbë dhe me deve të lodhura që do të vijnë nga të gjitha anët e largëta dhe le të merrni pjesë në të mira të kësaj botë dhe botës tjetër:

"Fixhaxhun" d.m.th. rrugë të gjëra. {3}

1514. “ Na ka treguar Ahmed b. Isa, që thotë se i ka treguar Ibni Vehb, duke transmetuar nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, kurse ky nga Salim b. Abdullah se Ibn Umer r.a. ka thënë:

" E kam parë Pejgamberi s.a.v.s. duke shkuar kaluar dhe me zë madhëronte
All-llahun, mu atëherë kur kafsha me të cilën kalëronte ishte ngritur në këmbë.


1515. “ Na ka treguar Ibrahimi, të cilit i ka thënë Velidi se i ka treguar Evzaij i cili ka dëgjuar nga Ata'a se e transmeton nga Xhabir b. Abdullahu r.a. se të shqipëtuarit e telbijes me zë nga Pejgamberi s.a.v.s. fillonte nga Dhul-l-Hulejfe pasi që deveja mbi të cilën kishte hypur ai ngritej.
Këtë e kanë transmetuar ed ...


nga Administrator, E hėnė, 05 Tetor 2009 15:06, Komentet(0), lexo tė gjithė
 


MKPNews ©2004-2005 All rights reserved
 

Free counter and web stats


MKPortal M1.1 Rc1 ©2003-2005 All rights reserved
Page generated in 0.0592 seconds with 17 queries