Gjatë këtij punimi do të shohim disa të vërteta shkencore që janë përmendur në hadithet e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, dhe se si shkenca bashkëkohore ka konfirmuar vërtetësinë e tyre.
Pa dyshim se çastet më të bukura në të cilat kalon besimtari janë kur sheh një mrekulli që shfaqet në fjalët e zotërisë së njerëzimit, Muhamedit, paqja e Zotit qoftë mbi të. Meqenëse jetojmë në shekullin e shkencës dhe zbulimeve shkencore shfaqet nevoja për hulumtim në hadithet e të Dërguarit të Zotit për të kuptuar sinjalet shkencore që argumentojnë vërtetësinë e këtij të Dërguari analfabet. Ky shkrim mund të kontribuojë në përmirësimin e pikëpamjes së Perëndimit ndaj profetit të mëshirës, paqja e Zotit qoftë mbi të.
E vërteta e parë
Thotë i Dërguari, paqja e Zotit qoftë mbi të: "Kjo çështje (Islami) do të arrijë aty ku ka arritur dita dhe nata." Islami do të përhapet në çdo vend ku arrin nata dhe dita, do të thotë në të gjithë rruzullin tokësor. Dhe vërtet, statistikat perëndimore flasin se Islami sot është prezent në çdo vend të botës. Statistikat na lajmërojnë se në vitin 2025 Islami do të jetë feja e parë për nga numri në nivel botëror. Në këtë nuk ka ekzagjerim por janë shifra reale që nuk dyshohet në to. Këto numra vijnë nga shkencëtarët jomuslimanë që i kanë bërë këto statistika.
E vërteta e dytë
Mrekullia shkencore në fjalët e të Dërguarit të Allahut: "Toka më është bërë pastrim dhe xhami." (Muslimi). Në një hulumtim të ri shkencëtarët kanë zbuluar ekzistimin e antibiotikëve në dheun e Tokës. Këto antibiotikë mund të pastrojnë dhe mënjanojnë llojet më të forta të baktereve, gjë që konstaton faktin se dheu është element pastrues. Ndërsa në një studim tjetër të ri shkencëtarët deklarojnë se disa lloje të tokës mund të mënjanojnë bakt ...
"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij,që të silleni në mënyrë bëmirëse ndaj prindërve.Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapluar pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj as OF as mos u bëjë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj : "Zoti im, mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël" (el-israe,23-24)
'Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mirë ndaj prindërve të vet" (el ankebut, 8)
Pejgamberi a.s. thotë:
"A doni t'ju tregoj për mëkatin më të madh, ku dhe e përmendi edhe mosrespektimin e prindërve"
"Kënaqësia e Zotit është në kënaqësinë e prindit,dhe dëshprimi i Zotit në dëshprimin e prindit"
"Nuk hynë në xhenet ai i cili nuk i respekton prindërit, as ai që i përmendë punët e mira, e as ai që është dhënë pas pijeve alkoolike dhe ai i cili beson magjisë"
Një shok i Pejgamberit a.s. e pyeti Pejgamberin a.s. duke i thënë: "O i Dërguar i Zotit nëse i fali pesë kohët e namazit, e shpërndaj zeqatin,e agjëroj ramazanin dhe e kryej haxhin, çka do të bëhet me mua? Pejgamberi a.s tha : "Kush i kyen të gjitha këto do të jetë me pejgamberët, sidikët dhe shuadatë, përpos atij që nuk i respekton prindërit" Pejgamberi a.s. ka thënë: 'Mëkatet e mëdha janë: përshkrimi i Zotit shok, mosrespektimi i prindërve dhe betimi irrejshëm"
"Nuk hyn në xhennet ai që nuk respekton prindërit dhe ai që nuk beson në caktimin e Zotit xh.sh"
Muslimanët sot si duket u është kanosur një problem (për ata) shumë i madh, i cili është "Koha për Namaz", kjo kohë atyre nuk u premton, por sa mund të jetë kjo gjë e vërtetë, a mund të themi që nuk kemi 1orë kohë për Krijuesion tonë të dashur. Justifikimet e Muslimanëve me të vërtetë janë interesante dhe njëkohësisht të pakonceptueshme, njëri nga Muslimanët thotë nuk më premton koha për namaz se "Jam me Punë", tjetri Musliman thotë "Jam me Shkollë", tjetra Muslimane thotë "Duhet të Përkujdesem për Fëmiun tim të vogël" etj.
Jam Në Punë
Justifikimi i Muslimanit që thotë jam me punë është i pakonceptueshëm dhe i pabazë, sepse një Musliman që punon në zyre të tijen mund ta fal një namaz i cili merr kohë vetëm 15 minuta, a mendoni se kjo është e pamundur për një Musliman të devotshëm, i cili dëshiron të ia drejtoj 15 minuta adhurim Krijuesit të tij. Përderisa një Musliman e kalon kohën e tij të punës 2orë (e mos më shumë) me Televizior, a nuk mundet t'i kaloi vetëm 15 minuta për Krijuesin e tij. A nuk mundet ky Musliman që të kërkoi nga kolegët e tij vetëm për 15 minuta zëvendësim. Një Musliman i Devotshëm, nuk e lë adhurimin 15 minutësh pas dore, Muslimanët gjetën kohë që të falen edhe në kohë shumë të vështira për Namaz, në kohë lufte, në avione, në rrugë etj., a nuk mund të thonin edhe këta Musliman që nuk mundem. Muslimani i cili është i angazhuar me punë, mund të kërkoi nga dikush zëvendësim, mund të kërkoi leje nga shefi për vetëm 15 minuta, një 15 minutësh e lejojnë të gjithë, sepse e dijnë se nuk ia vlen të humbet një punëtorë i devotshëm për vetëm 15 minuta namaz. Poashtu edhe një Musliman i cili punon punë më të rëndë se ajo e para, mund të gjej kohën për të falë Namazin, edhe ky Musliman mund të kërkoi 15 minuta zëvendësim për Namaz dhe më ...
Ju tha dora me te cilen ka shkrujtur..!? Es-selamu Alejkum Gjat qendrimit me imamin e njerave nga xhamijat ku jepet ders shqip ktu ne ch..ra biseda edhe per perdorimin e shkurtesave siq janë_ a.s. për Alejhiselam, ose s.v.s për Salallahu alejhi wesseläm, pastaj, xh.xh : xhelxhelaluhu , s.v.t. Subhanehu we teala, e sidomos per keto modernet, elh për Elhamdulilah, insh për In Sha Allah, etj sikur keto... Për te gjitha keto edhe pse kan fillu tani edhe neper libra te perdoren si shkurtesa nuk arsyetohet aspak perdorimi i tyre dhe dembeleija ose koprracija e tyre kur është në pytje Allahu subhanehu we teala dhe i Derguari i Tij alejhiselam....pastaj vazhdoi imami dhe tha: Na ka treguar njeri nga profesorët se Thuhet që ai i pari i cili i futi në perdorim keto shkurtesa ju tha dora me te cilen ka shkrujtur.... Megjithat habitemi me njerzit: Nëse ju i keshilloni diqka ata nuk pritojn dhe nuk behen aspak koprrac për me arsyetu veprimin e tyre ...bile shkruajn edhe romane nese ka nevoj...mirpo kur është në Pytje Allahu dhe i Derguari i Tij, lavdata për te dhe Madherimi për Allahun...po te njejtit behen koprrac ne shkrime dhe fusin shkurtesa e qe te njejtat ka mundesi te ken nje kuptim shumë të ult ne gjuhën tjetër...pastaj si do të arsyetohemi para Allahut kur do të pyetemi pse vepruam keshtu...pse e plotesum deshiren e shejtanit i cili knaqet me s.v.s ndersa hidherohet dhe qartet kur lexon: Salallahu alejhi we Selem.. E ti tani qka do të veprosh...!? Është në ndergjegjen tënde dhe në përgjegjësin tënde..!? I lutemi Allahut me na ruajt nga teprimi dhe nga lerja pas dore e gjerave Ska dyshim se te Ai kthehemi i Madheruar dhe i Falenderuar qoft ashtu si Ai e meriton. Amin
Mos mendo se nuk te sheh Allahu teala Tregohet se Imam Ahmed bin Hanbelit I kishte arritur lajmi se një nga nxënësit e tij falet qdo natë dhe e lexon Kur'anin të tërin qdo natë deri në sabah,pastaj e falë namazin e sabahut.. Imam Hanbeli dëshiroi të ia mëson atij mënyren e saktë të meditimit dhe leximit te Kuranit ,dhe i tha: Më ka arritur lajmi se t'I vepron kështu dhe kështu ( e lexon Kuranin të tërin mbrenda një nate ) Tha ai : Po o Imam.
I tha Imam Hanbeli atij : Atëherë shko dhe ngrihu sonte në mbrëmje sikurse ke vepruar qdo natë,mirëpo lexoje Kur'anin sikurse je duke lexuar në pranin time ( sikurse unë po e përcjell leximin tënd) pastaj lamërom mua nesër. Erdhi të nesërmen dhe e pyeti atë Imam Ahmedi ,ndërsa ai u përgjigj : Nuk kam lexuar vetëmse dhjetë xhuza.
I tha atij Imam Ahmedi : Atëherë shko sonte përsëri dhe lexo Kur'an sikurse të ishe në prani të Pejgamberit alejhi selam,shkoi dhe erdhi të nesërmen tek Imam Ahmedi . I tha: O Imam, nuk kam mundur ta lexoj as xhuzin Amme të tërin. I tha Imam Ahmedi: Pra shko sonte dhe lexo Kur'an sikurse je duke qëndruar para Allahut teala. U habit nxënsi I tij , dhe pastaj shkoi!
Të nesërmen erdhi tek Imam Hanbeli me sy të përlotur dhe sikur të ishte fare pa gjum . E pyeti atë Imami : Qfarë ke bërë o biri im ? U përgjigj nxënësi I tij duke qajtur : O Imam , Pasha Allahun nuk kam mundur ta lexoj as suren Fatiha gjatë gjithë natës. Thotë Allahu teala në një hadith Kudsijj : " O robërit e Mi nëse keni bindje se Unë nuk ju shoh juve kjo është mangësi në imanin e juaj , e nëse keni bindje se Unë ju shoh juve përse po e nënvlersoni shikimin Tim “. ...
1. Jevmul-Kijame ………………………Dita e Gjykimit 2. Jevmul-Ahir …………………………..Dita e Fundit 3. Es-Saatu ………………………………Momenti 4. Jevmul-Ba'th ………………………….Dita e Ringjalljes 5. Jevmul-Huruxh ……………………….Dita e Daljes (prej varreve) 6. El Kariatu ……………………………..Krisma e Kijametit 7. Jevmul-Fasl ……………………………Dita e Ndarjes 8. Jevmu-Din ……………………………..Dita e Llogarisë 9. Es sahatu ……………………………….Ushtima (e krismës së Kijametit) 10. Et-tammetul-Kubra …………………..Vala e Madhe (e Kijametit) 11. Jevmul-Hasere ………………………...Dita e Dëshprimit 12. El Gashijetu …………………………... Belaja që kaplon (Kijameti) 13. Jevmul-Hulud ………………………….Dita e Përjetshme 14. Jevmul-Hisab …………………………..Dita e Përgjegjësisë 15. El Vakia ………………………………...Ndodhia (Kijameti) 16. Jevmul Veid …………………………….Dita e Premtuar (për dënim) 17. Jevmul-Azifeti ………………………….Dita e Afërt 18. Jevmul-Xhem'I …………………………Dita e Tubimit 19. El Hakka ………………………………...Momenti i katastrofës së përgjithshme 20. Jevmul-Telak ……………………………Dita e Takimit 21. Jevmut-Tenad ………………………&hellip ...
Një: Njohja e begative të Allahut që Ai i ka vendosur mbi robërit e tij. Këto begati (jane aq të shumta)sa nuk mund të numërohen apo të llogariten.
Allahu thotë: "Nese ju i numëroni begatitë e Allahut ju nuk do te jeni te afte ti numeroni ata. "[14:34] Zemrat natyrisht kanë dashuri për ata që bëjnë mirë atyre vet.
Dashuria për begatitë është nga aspektet e përgjithshme të falenderimit për dikend i cili ka vendosur një begati. Eshtë thënë që falenderimi është në zemër, gjuhë dhe gjymtyrë.
Dy: Dija për Allahun, emrat e Tij, Atributet e Tij dhe Veprat e Tij. Njeriu që e njeh Allahun e don Ate.
Kushdo qe e do Ate i bindet Atij. Kushdo qe i bindet Allahut eshte i nderuar nga Ai. Kushdo që është i nderuar nga Allahu, Ai do ta mbaje ate afër Tij. Kushdo që mbahet prej Tij ka mirëpritur shpërblimin e këndshëm.
Tre: Dituria e veçantë që vjen nga meditimi mbi krijimin e qiejve dhe tokës dhe ate që Allahu e ka krijuar.
Në Kur'an gjenden shumë përmendje të shenjave të Allahut që tregojnë Madhështinë, Fuqinë, Madherinë, Perfeksionin, Shkëlqesinë, Meshiren... e Tij dhe emrat e Tij te bukur gjithashtu Atributet e madheruara.
Kur dituria e dikujt per Allahun este e fuqishme dashuria per Te eshte gjithashtu e fuqishme dhe dashuria per t'iu bindur Atij eshte gjithashtu e fuqishme.
Katër: Mundi i të vepruarit drejt Allahut, me sinqeritet dhe pastërti duke shkuar kundër dëshirave personale. Kjo është një punë që bëhet shkak që Allahu ta begatoje një rob dhe kur Ai begaton robin, robi e don Ate.
Pesë: Shtimi i permendjes së Allahut (dhikrit). Kur një person don dikend ai e kujton ate më shpesh.
Dhe përmes perkujtimit të Allahut zemrat e njerëzve qetësohen. Edhe njëra nga shenjat e të pasurit dashuri për Allahun eshte përkujtimi i Allahut, nga zemra dhe gjuha e personit.
Gjashtë: Recitimi i shpeshtë i Kur’anit dhe meditimi për kuptimin e tij, e në veçanti për ato ajete që përmbajnë emrat, atributet dhe veprat e Allahut. Për dashurinë ndaj k ...